• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRUPSION NË ZGJEDHJE/ Specialisti i Kadastrës, në qeli. Gjykata lë në burg Dritan Stokën
Home
Aktualitet
Kronikë

KORRUPSION NË ZGJEDHJE/ Specialisti i Kadastrës, në qeli. Gjykata lë në burg Dritan Stokën

28 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për specialistin e Kadastrës Dritan Stoka. Stoka u arrestua për korrupsion në zgjedhje.

Sipas SPAK, ai u premtonte qytetarëve kryesisht në zonën e Saukut, legalizim të banesave në këmbim të votave. Gjithashtu mësohet se ka ndryshuar masa e sigurisë për ish-kryeplakun e lagjes së re në Sauk, Agim Osmanin, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Edhe për ish-juristin e Kadastrës Alqi Hajdinin, gjykata ndryshoi masën e sigurisë, nga “arrest shtëpie” , kalon në hetim në gjendje të lirë. Ndërsa për Ylli Barutin nuk pati ndryshim mase dhe hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë.

Kujtojmë se Dritan Stoka dhe Agim Osmani u arrestuan mbrëmjen e 26 prillit, për korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Sipas hetimeve të SPAK, në atë kohë rezultoi se Dritan Stoka, dhe Agim Osmani, kanë kryer veprat penale  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NGJASHËM ME ATË RUS/ Irani prezanton një dron të ri “kamikaz”
Previous article E RËNDË NË SAUK/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, tre të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë Aktualitet

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT