• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston tre oficerë policie në Vlorë dhe Fier
Home
Breaking News

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston tre oficerë policie në Vlorë dhe Fier

16 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arreston tre oficerë policie nën akuzën për korrupsion, falsifikim dhe shpërdorim detyre.

NJOFTIMI NGA AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka finalizuar dy procedime penale dhe ka arrestuar 3 oficerë policie si të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka kryer arrestimin në flagrancë të Oficerëve të policisë Inspektor E. SH. dhe Inspektor G. N., me detyrë Trup Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë.

Arrestimi i tyre u krye pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas hollandezë, të cilët në datën 15.09.2023, rreth orës 18:30, janë ndaluar në qytetin e Vlorës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Oficerët e policisë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy procesverbale të shkeljes administrative, dyshohet se kanë përfituar një shumë prej 30.000 lekësh me qëllim moskryerjen e detyrës funksionale, me preteksin se do të kryenin pagesën e gjobës dhe se i kanë favorizuar duke mos u pezulluar Lejen e Drejtimit.

Materialet në ngarkim të dy punonjësve do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë sit ë dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” i kryer në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni pasiv kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka bërë ndalimin e Oficerit të policisë K.Ç., me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban në DVP Fier, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv” dhe “Shperdorim detyre”.

Ndalimi u krye pasi ai ka kryer veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masë administrative.

Materialet proceduriale u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U ARRESTUAN 233 TRAFIKANTË..."/ Mediat e mëdha botërore jehonë megaoperacionit ‘Tempulli’
Previous article I DHA KANABIS NJË TË MITURI/ 31-vjeçari rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor! Gjykata vendosi shtrimin e tij në spital psikiarik

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT