• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORRIGJIMI I KUFIRIT/ Ahmeti: Askush në Bruksel nuk e ka përmendur këtë ide
Home
Rajon

KORRIGJIMI I KUFIRIT/ Ahmeti: Askush në Bruksel nuk e ka përmendur këtë ide

21 February, 2019 k.autor Rajon

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, i cili njëherësh është edhe bashkëkryesues i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, ka komentuar të enjten deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se idenë për korrigjimin e kufirit e ka marrë nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ahmeti ka thënë se deri më tash askush zyrtarisht nuk e ka bërë një kërkesë të tillë në Bruksel.

“Nëse e paska propozuar Rugova e bën kjo më të mirë apo si është puna? Dje e dëgjova (v.j. ministrin e Jashtëm serb) Daçiç se ky është propozim i tij më pas e dëgjova presidentin serb Vuçiç që ai e paska përkrah për një kohë të gjatë. Është e qartë kërkesa sepse askush në Kosovë nuk do ta kërkonte këtë. 

Kjo është e qartë se është kërkesë e Serbisë, por e them zyrtarisht se formalisht në takime asnjëherë nuk është përmendur as nga ndërmjetësuesit në Bruksel as që kemi dëgjuar se e ka kërkuar Serbia”, është shprehur Ahmeti.

Sipas kryetarit të Prishtinës, platforma e delegacionit të Kosvës, nuk është kundër dialogut me Serbinë. Sipas tij, ajo çfarë është dëgjuar deri më tash nga ana e Serbisë, janë vetëm ankesat e jo ndonjë kërkesë e saktë.

“Por ne e kemi të qartë se çfarë duam. Ne duam njohje nga Serbia në kufijtë ekzistues që i kemi, pa nivel të tretë të qeverisjes. Pastaj mund të flasim për çështje të të drejtave të minoriteteve apo çështje tjera. Kërkesat tona janë të qarta, duhet të flasim për dëmet e luftës, pensionet dhe gjitha temat që i kemi ngritur”, ka shtuar ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur disa herë se ideja për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është përmendur edhe nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në vitin 1994.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Procesi i dialogut pritet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht obliguese për të dyja shtetet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Çfarë e ka trembur Sali Berishën?
Previous article SULME TRONDITËSE PËR TRAJNERIN/ Kërcënohet me jetë trashëgimtarja e Simeones

k.autor

Postime të ngjashme

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT