• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Albin KURTI: Thaçi e Vuçiç po sillen si dy monarkë të Mesjetës
Home
Rajon

KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Albin KURTI: Thaçi e Vuçiç po sillen si dy monarkë të Mesjetës

7 September, 2018 k.autor Rajon

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e konsideroi një lojë të rrezikshme diskutimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me korrigjimin e kufijve në raportin Kosovë-Serbi.

Takimet e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me homologun serb Aleksandër Vuçiqin sipas Kurtit janë ilegale sepse presidenti ka shkuar pa mandatin e Kuvendit në takime ndërsa sipas tij liderët kanë filluar t’i ngjajnë monarkëve të vjetër që diskutojnë për territore si të ishin personale.

“Na ka mbet vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthehemi si para pesë shekujve”, tha Kurti.

Sipas tij, dialogu me Serbinë po bëhet mbrapsht meqë sipas tij Kosova duhet të listojë kërkesa ndaj Serbisë duke qenë viktimë në luftën me këtë të fundit.

“Është rëndësishme ta përpilojmë listën me kërkesa për Serbinë sepse ajo na ka shumë borxh. Këto orvatje të presidentit janë sulm mbi shtetësinë tonë. Ai i cili e kërkon i pari shkëmbimin territorial ai heq dorë nga një pjesë e territorit të vet… Kanë heq dorë nga veriu e Luginën nuk kanë me marrë”, tha ai.

Kurti shtoi se dëshira e Serbisë ka qenë që kërkesa për shkëmbim territorial të jetë e Kosovës ndërsa theksoi se presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq veçse janë marrë vesh lidhur me territore.

“Nuk mjafton Kuvendi i Kosovës për të ndaluar këtë. Ne kemi një president që s’kalon rezolutë pa shkelur. Është moment vendimtar, duhet t’i kthehemi forcave tona dhe t’i ndërprejmë këto pazare me Serbinë. Duhet të kalohet mbi fazën e lapsave të Thaçit dhe Vuçiqit përmbi hartat me tokat tona”, tha Kurti.

Këto deklarata ai i tha në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?” që po transmetohet në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI ME STEMËN E FLAMURIT/ Luan Rama: Shtet karagjoz, fyese e poshtëruese
Previous article "SUPRIZAT E MOTIT"/ Ja se çfarë ka "rezervuar" koha e ditës së sotme për ne

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT