• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Vret vetëm të moshuarit?! 6 spekulimet e gabuara për COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Vret vetëm të moshuarit?! 6 spekulimet e gabuara për COVID-19

20 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

E vërteta se si mund të marrim koronavirusin, sa janë më të rrezikuar të moshuarit dhe çka duhet të bëhet për të shmangur infektimin.

Këto tema kanë nxitur interesim të madh dhe për to po jepen përgjigje të ndryshme, e për disa prej tyre janë demantuar në një artikull të “The Guardian”.

Spekulimi 1: Maskat e fytyrës nuk funksionojnë

Bartja e një maske të fytyrës sigurisht s’është garanci se s’do të sëmureni – mund të merrni virusin edhe përmes syve dhe grimcat e vogla virale mund të depërtojnë. Gjithsesi, maskat janë efektive kundër spërklave, që njihen si transmetuesit kryesorë të koronavirusit. Nëse keni kontakt të afërt me dikë të infektuar, një maskë ul shanset për marrjen e virusit. Nëse keni simptoma të koronavirusit, apo jeni diagnostikuar me të, vendosja e maskës mund të mbrojë të tjerët. Andaj maskat janë vendimtare për kujdesin e njerëzve që punojnë dhe atyre që kujdesen për të tjerët.

Spekulimi 2: Virusi po pëson mutacion, po bëhet më vdekjeprurës

Të gjitha viruset akumulojnë mutacione përgjatë kohës dhe virusi që e shkakton Covid-19-shin nuk është ndryshe. Sa janë të përhapura llojet e virusit varet nga selektimi natyror – versionet që janë të shpejta dhe replikohen me sukses në trup do të kenë më së shumti “sukses”. Kjo nuk nënkupton që do të jenë më të rrezikshmit për njerëzit, sepse viruset që mbysin njerëzit nuk janë aq lehtë të transmetueshëm. Sipas 103 mostrave të viruseve nga pacientët në Wuhan të Kinës, dolën dy lloje të virusit, njëri “L” dhe tjetri “S”. Edhe pse lloji “L” ishte më i përhapur se versioni “S”, virusi “S” ishte më i vjetër. Sipas ekspertëve kinezë, lloji “L” ishte më agresiv, por kjo teori është vetëm spekulim në këtë fazë – pasi akoma s’ka pasur krahasim direkt mes njerëzve që marrin njërin apo tjetrin lloj apo as sa kanë vuajtur ata.

Spekulimi 3: S’është më i rrezikshëm se gripi sezonal

Shumë njerëz që marrin koronavirusin nuk do të përjetojnë më shumë se simptomat e njëjta me të gripit sezonal, por profili i përgjithshëm i sëmundjes, përfshirë shkallën e vdekshmërisë, duket më i rrezikshëm. Në fillim, shkalla e vdekshmërisë mund të jetë jo e saktë pasi shumë raste me simptoma të lehta as nuk regjistrohen. Por eksperti Bruce Aylward nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që ka udhëhequr një mision në Kinë, ka thënë se kjo s’ka ndodhur me koronavirusin. Nëse konfirmohet njëjtë me testime të mëtutjeshme, kjo nënkupton që rreth 1 për qind e rasteve përfundojnë me fatalitet. Kjo e bën Covid-19 dhjetë herë më të rrezikshëm se gripi sezonal, që brenda vitit mbyt mes 290 mijë dhe 650 mijë njerëzve në botë.

Spekulimi 4: Vret vetëm të moshuarit, të rinjtë mund të relaksohen

Shumica e njerëzve që nuk janë të moshuar dhe nuk kanë shëndet të dobët nuk do të sëmuren shumë nga koronavirusi. Por sëmundja ka shans të lartë që të çojë në simptoma serioze respiratore në krahasim me gripin sezonal. Në grupet tjera të rrezikuara hyjnë punëtorët shëndetësorë për shkak të ekspozimit më të madh ndaj virusit. Veprimet që marrin njerëzit e rinj e të shëndoshë, përfshirë raportimi i simptomave dhe përmbajtja e instruksioneve të karantinës, do të kenë rol të madh në mbrojtjen e shoqërisë.

Spekulimi 5: Duhet të rrini me një person të infektuar për dhjetë minuta

Për gripat, disa këshilla shëndetësore janë që të mos afroheni dy metra me një person të infektuar i cili kollitet apo teshtin për 10 minuta apo më shumë. Gjithsesi, është e mundshme të infektohesh me kontakt të shkurtër apo duke marrë virusin nga sipërfaqet e kontaminuara, edhe pse kjo mendohet të jetë rrugë më e rrallë e transmetimit të sëmundjeve.

Spekulimi 6: Vaksina do të jetë e gatshme për pak muaj

Shkencëtarët ishin të shpejtë për të hapur rrugën për zhvillimin e një vaksine për koronavirusin e ri, duke u ndihmuar nga lansimi i hershëm i gjenetikës së virusit, nga hulumtuesit kinezë. Zhvillimi i një vaksine të sigurt merr kohë. Tashmë disa ekipe kanë nisur testimet nëpër kafshë. Gjithsesi, testimi në masë kërkon edhe më shumë kohë gjatë. Një vaksinë për treg e gatshme për një vit do të konsiderohej e shpejtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Infektohet me COVID-19 edhe eurodeputeti polak, Adam Jarubas
Previous article KORONAVIRUSI NË AUSTRALI/ COVID-19 nuk tremb plazhistët, Bondi Beach në Sydney i tejmbushur (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë Botë

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT