Teksa në mbarë botën Covid-19 ka shkaktuar shume viktima dhe të infektuar, koronavirusi duket se nuk i tremb aspak australianët, që i kanë lejuar vetes një ditë pushimi në det në të ashtuquajturën Bondi Beach, në zonën e Sydney.
Pavarësisht urdhërit për të mbajtur një distancë nga njëri-tjetri më shumë se 1 metër, per shkak të virusit vdekjeprurës qindra qytetarë duken të pashqetësuar teksa marrin rreze dielli dhe lahen në det në një temperaturë që ka shkuar në 32 gradë.
(BalkanWeb)












