• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSIT/ Flet studenti shqiptar që jeton në SHBA: Gjithçka është mbyllur! Si i shesin dezifektantët (INTERVISTA)
Home
Intervista

KORONAVIRUSIT/ Flet studenti shqiptar që jeton në SHBA: Gjithçka është mbyllur! Si i shesin dezifektantët (INTERVISTA)

19 March, 2020 F.autor Aktualitet, Ekskluzive, Intervista, Sociale

Intervistoi Bora Xhani

Granit Përzhita, është një prej studenteve shqiptar që prej dy vitesh studion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në nje prenoncim ekskluziv për Alpenews.al, ai rrëfen mbi gjendjen e qytetit ku banon në situatën e koronavirusit.

Veç të tjerash, ai shprehet se masat e marra janë të rrepta dhe gjithçka është e mbyllur deri në fund të prillit, me aq sa është njoftuar deri tani.

***

Granit, si cilësohet situata në vendin ku ndodhesh?

Fatmirësisht, jemi mirë. Qarku Erie është një prej qarqeve më të populluar të Nju Jorkut të sipërm, dhe si i tillë ka një lëvizje të konsiderueshme mallrash dhe njerëzish. Aeroportet janë gjithnjë të ngarkuar, dhe përsa i përket gjendjes gjithëçka është e mbyllur deri në javën e fundit të muajit Prill 2020. Qyteti në vetvete (Bufalo, Nju Jork) ka deri tani njezetë persona të diagnostifikuar pozitivë për virusin e njohur si COVID-19.

Nju Jorku si shtet mban rekordin e të prekurve me COVID-19 në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 1600 persona të diagnostifikuar pozitivisht me këtë virus. Shkalla e vdekjes dukshëm është në rënie, por paniku tek njerëzit është jashtëzakonisht i lartë.

Cilat janë masat e marra?

Masat në përgjithësi janë të ngjashme me ato që janë marrë në një pjesë të mirë të shteteve të tjera të ShBA-së. Një distancë prej dhjetë metrash midis dy personave, mbyllje të shkollave fillore, gjimnazeve, dhe universiteteve deri në fund të muajit Prill 2020. Të gjithë gjyqet janë të shtyra në një datë të papërcaktuar akoma, ndërkohë që zyrat e institucioneve publike janë totalisht të mbyllura deri në qershor 2020 duke lënë kështu një boshllëk shumë të madh të personave në nevojë për shërbimet që u nevojiten. Si dhe është dhënë një urdhër nga Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut që në të gjitha dyqanet ku shiten dezifektantë, pastrues dhe kremra hidratantë do të jepen dy për person dhe jo më shumë. Dyqanet do të operojnë me orare të shkurtuara dhe do të pastrohen ç do tridhjetë minuta.

Çfarë thonë ekspertët amerikanë mbi situatën?

Shumica e ekspertëve amerikanë e cilësojnë situatën shumë serioze dhe nuk bëjnë premtime se kjo gjëndje do të largohet lehtshëm. Po citoj fjalët e një prej tyre që ishte në edicionin e lajmeve të orës shtatë në televizionin NBC i cili u shpreh: “Do të ketë humbje jetësh në një shkallë tepër të frikshme në 45 ditët e ardhshme por duhet që secili të bëjë punën e tij, të mbajë një higjienë maksimale dhe të ruhet me çdo kusht nga çdo gjë”.

A kanë besim qytetarët amerikan tek Presidenti Trump?

Kjo është një pyetje e cila ka gjithmonë diskutime të nxehta politike. Ashtu sikurse edhe kryeministri ynë kishte mbështetjen maksimale nga qytetarët, ashtu edhe amerikanët (të paktën një pjesë e konsiderueshme) mendojnë se shkëputja e fluturimeve me kontinentin europian ishte lëvizja e duhur. Të paktën edhe unë mendoj në të njëjtën koherencë. Përpos kësaj Trump po përballet edhe me një “luftë” tjetër, ajo e përzgjedhjes si kandidat nga radhët e republikanëve për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e Nëntorit të 2020-ës.

Mesazhi im për shqiptarët është të luten për njëri-tjetrin dhe të marrin seriozisht situatën ashtu si ç nuk bënë shtete si Italia apo të tjerë. Gjithashtu të ndihmojë sado të kemi në dorë të moshuarit duke i dhënë një arsye më shumë të mundim luftën ndaj këtij kërcënimi të frikshëm njerëzor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Konfirmohen 7 raste të tjera me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shkon në 42 numri i të infektuarve
Previous article FILLON KARANTIMI I QYTETARËVE/ Vetëm 6 orë leje për qarkullimin e këmbësorëve

F.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT