• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Zbulohet “sekreti”. Ja si po ia del ky shtet të monitorojë në kohë reale 55,000 njerëz nën karantinë të detyrueshme
Home
Botë

KORONAVIRUSI/ Zbulohet “sekreti”. Ja si po ia del ky shtet të monitorojë në kohë reale 55,000 njerëz nën karantinë të detyrueshme

1 April, 2020 Delo.autor Botë

Tajvani, i cili po monitoron rreth 55,000 njerëz aktualisht nën karantinë të detyrueshme në shtëpi në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e Covid-19, është vetëm një nga shumë vendet që lejon përdorimin e të dhënave të celularit për të monitoruar vendndodhjen dhe lëvizjet e njerëzve në mes të një pandemie globale.

Tajvani deri më tani ka 322 raste të konfirmuara, në një popullsi prej gati 24 milion banorësh. Në krahasim, Australia, e cila ka një popullsi të ngjashme, ka mbi 4,800 raste të konfirmuara. Një sfidë e shtuar për Tajvanin në përgjigjen e saj epidemike është përjashtimi i vendit nga Organizata Botërore e Shëndetit si rezultat i një izolimi diplomatik të imponuar nga Kina.

Sistemi i monitorimit në Tajvan përshkruhet si një “gardh dixhital”, me anë të të cilit secili që detyrohet t’i nënshtrohet karantinës në shtëpi, monitorohet vendndodhja e tij përmes sinjaleve celulare nga telefonat e tyre, nëpërmjet telefonatave që marrin dhe mesazhet që dërgojnë. Kushdo që kapet duke shkelur karantinën mund të gjobitet deri në 33,000 dollarë.

Tajvani filloi të praktikojë këtë sistem monitorimi që nga fundi i janarit, vetëm një javë pasi vendi regjistroi rastin e parë të importuar të koronavirusit nga Wuhani. Kjo pasi, kishte shumë njerëz që ktheheshin nga Kina çdo ditë dhe nëse do të përdoreshin metoda tradicionale karantine, do të ishte e pamundur të monitoroheshin të gjithë. Edhe pse, Kina ka ndaluar në të vërtetë hyrjen e vizitorëve në Tajvan për shkak të pakënaqësisë së saj ndaj qeverisë, miliona tajvanezë akoma jetojnë dhe punojnë ndërmjet dy vendeve.

Miratimi i shpejtë i sistemit të gardhit dixhital në Tajvan është pjesërisht një pasqyrim i mënyrës se si kultura e gjallë qytetare e teknologjisë e vendit ka formuar përgjigjen pandemike të qeverisë, duke krijuar një hartë dixhitale në kohë reale të rezervave të maskave në farmaci dhe bashkëpunimin e menjëhershëm me qeverinë. Deri më tani, sistemi monitories, ka qenë shumë i saktë, me vetëm rreth 1% të njoftimeve të cilat ishin alarme false.

Ndërkaq, policia është në monitorim të vazhdueshëm të gjithë bareve, restoranteve apo vendeve të tjera të ngjashme, ku mund të krijohen grumbull njerëzish, të cilët mund t’i kenë shpëtuar monitorimit dixhital, duke lënë telefonin e tyre në shtëpi. Edhe pse opinioni publik e ka mbështetur këtë mënyrë monitorimi nga qeveria tajvaneze, kjo e fundit deklaroi se menjëherë pas kalimit të pandemisë ky sistem gjurmimi do të ndërpritet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRGËZOJ KRYEMINISTRIN RAMA PËR 30 MJEKËT E DËRGUAR NË ITALI"/ Aleati i Bashës: Përpjekjet për të gjetur cene në këtë ekip nuk i shërbejnë askujt
Previous article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Gjesti prekës e dy vëllezërve shqiptarë në Bergamo

Delo.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT