Një ish-ministër francez i kabinetit dhe ish-president i rrethit administrativ të Parisit Haut-de-Seine është bërë një nga politikanët e parë të profilit të lartë që vdiq nga COVID-19.
Patrick Devedjian, Presidenti 75-vjeçar i këshillit të departamentit të Hauts-de-Seine, u përkeqësua nga koronavirusi 3 ditë pasi njoftoi se ndiheshe mjaft i lodhur.
Z. Devedjian, baba i katër fëmijëve, ishte në spitalin privat Antony, në jug të Parisit, pasi u trajtua atje që nga e mërkura. Nuk dihej se kishte sëmundje të tjera. “Gjendja e tij u përkeqësua të shtunën,” tha një burim i familjes. Mjekët e mbajtën atë në një gjendje kome artificiale, por nuk mbijetoi.
Z. Devedjian ishte në gjendje të komunikonte me ndjekësit e tij edhe pasi ishte prekur nga koronavirusi. “Unë jam prekur nga epidemia, prandaj dëshmoj drejtpërdrejt për punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe të gjithë stafit infermieror.
I lodhur, por i qëndrueshëm falë tyre, u dërgoi një falenderim shumë të madh për ndihmën të vazhdueshme për të gjithë pacientët”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Këshilli i Hauts de Seine – një nga më të mëdhenjtë në Francë dhe me qendër në periferinë në Paris të Nanterre – konfirmoi vdekjen e Z. Devedjian të Dielën, duke thënë se ky lajm i kishte ardhur si një tronditje e madhe.