Një diplomat i lartë britanik i vendosur në Hungari ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit.
Lajmin e konfirmoi ditën e djeshme Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
Steven Dick, 37 vjeç, ishte Zëvendës Shefi i Misionit për ambasadën Britanike në Budapest.
Ai vdiq të martën e 24 marsit pasi u infektua me Covid-19, tha Zyra e Jashtme.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab tha: “Jam pikëlluar shumë nga lajmet për vdekjen e Steven dhe zemra ime u del prindërve të tij Steven dhe Carol.”
“Stiveni ishte një diplomat i përkushtuar dhe përfaqësoi vendin e tij me aftësi dhe pasion të madh. Ai do të mungojë nga të gjithë ata që e njohën dhe kanë punuar me të.”