• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Universiteti i Oksfordit: Në fillim të vjeshtës do të ketë gati miliona doza vaksine
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Universiteti i Oksfordit: Në fillim të vjeshtës do të ketë gati miliona doza vaksine

28 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Vaksina do të jetë gati në shtator. Studiuesit në Universitetin e Oksfordit janë një hap larg nga ajo çfarë bota po pret me padurim. Shkencëtarët, pjesë e një ekipi ndërkombëtar që po punojnë për vaksinën kundër koronavirusit në universitetin e Mbretërisë së Bashkuar kanë raportuar gjithashtu se miliona doza të vaksinës do të jenë gati për fillimin e vjeshtës nëse efektiviteti dhe siguria e gjetur gjatë testeve të kryera tek majmunët konfirmohet brenda një muaji.

Sipas gazetës italiane’ La Stampa’, një nga ekspertët e grupit të shkencëtarëve tha për ‘New York Times’ që “Nëse imuniteti i konfirmuar te provat mbi majmunët konfirmohet edhe te njerëzit që tashmë po i nënshtrohen vaksinimit nga ana e Oksfordit, atherë mund të themi se kjo është pika e kthesës për njerëzimin.

Për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator.

Ditët e fundit, miliarderi bashkë-themelues i Microsoft Bill Gates kishte deklaruar gatishmërinë e tij për të marrë përsipër një pjesë të kostove të prodhimit të vaksinës kundër Sars-CoV2 që Universiteti i Oksfordit po teston te njerëzit, duke specifikuar se ai ka kontaktuar autoritetet akademike britanike dhe me kompanitë më të rëndësishme farmaceutike në botë.

Sipas manjatit dhe filantropit amerikan, prodhimi i vaksinës po përparon me shpejtësi dhe se ai ka bindjen se ajo do jap rezultat në krijimin e antitrupave

Italiania Elisa Granato ishte vullnetarja e parë që morri vaksinën e Universitetit të Oksfordit më 23 prill dhe deri tani nuk ka patur efekte anësore

Bashkë me të u vaksinua edhe kolegu i saj, onkologu Edward O’Neill

Vaksina nuk përmban Covid-19, por ka vetëm një pjesë të vogël të gjenomit të saj të futur në një virus të ndryshëm dhe jo të dëmshëm. Kjo parandalon përhapjen e tij, por mund të aktivizojë potencialisht sistemin imunitar dhe kështu të mbrojë kundër koronavirusit.

Universiteti i Oksfordit i nisi testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus më datën 24 prill dhe kjo e bën atë të parin qytet në Evropë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË RUSI! Një 13-vjeçar ka qëlluar me thikë 15 herë mbi vëllain e vogël pasi humbi lojën në celuluar (FOTO)
Previous article VRASJA E DYFISHTË NË LEZHË/ Rapsodi shënjestër e atentatit. Shpallet në kërkim një i dyshuar (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT