Një djalë13-vjeçar nga Rusia ka goditur disa herë me thikë buke vëllain e tij të vogël 7-vjeçar gjatë një momenti inati pasi humbi lojën në një ‘video-game’ në celular.

Djali 13-vjeçar pretendohet se ka vrarë të vëllain në banesën e tyre në rajonin verior-qendror rus të Krasnoyarsk Krai.

Të dy djemtë jetonin me motren 6-mujorshe, nënën e tyre dhe të fejuarën e saj. Më 23 prill, nëna e çoi vajzën e saj tek gjyshërit duke i lënë djemtë në gjumë.

Kur vëllai i madh u zgjua nisi të luante me celular dhe gjatë lojës ai filloi të tërboheshe.

Djali filloi të godiste mobiljet dhe ktheu gjithçka përmbys në shtëpi përpara se të prishte edhe telefonin.

Vëllai i tij i vogël u zgjua nga zhurma dhe u fsheh në kuzhinë nga frika. I riu me mendimin se i vëllai do i tregonte të gjithëve zemërimin e tij, ai mori një thikë dhe e goditi rreth 15 herë. 7-vjeçari ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Kur nëna u kthye në banesë, nuk kishte besuar atë që adoleshenti i tregoi dhe thirri policinë.

Përmes marrjes në pyetje, djali raportohet të ketë rrëfyer për vrasjen, duke thënë se ai ishte i shqetësuar se miqtë e tij të ngushtë do ta tallnin, sepse kishte humbur një raund të thjeshtë të lojës, dhe se i vëllai do t’i tregonte prindërve se kishte thyer mobiljet.

Thuhet se 13-vjeçari ka qenë një nxënës fantastik dhe vepra penale ka shokuar të gjithë.

I riu tani po merr ndihmë psikologjike.

/Ora News.tv/