Një avion ushtarak kargo i Turqisë është nisur nga Ankaraja për Britaninë e Madhe me ndihma mjekësore kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), shkruan Anadolu Agency.
Avioni ushtarak kargo A400M pasi u ngarkua me pajisje të ndihmës mjekësore të parapërgatitura nga Ministria e Shëndetësisë, me pajisje si maska, maska të tipit N95 dhe veshje mbrojtëse, u nis drejt Britanisë nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara.
Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, së fundmi njoftoi se në vend është rritur në 7.978 numri i vdekjeve nga pandemia, ndërkohë rreth 65 mijë raste janë diagnostifikuar me këtë virus.
Po ashtu edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, vazhdon trajtimin për shkak të COVID-19.