Turqia në dy ditë ka shënuar edhe viktimën e dytë nga koronavirusi. Vendi i cili nuk po prekej nga COVID-19 duket se vetëm ka vonuar nga të tjerat pasi numri i të prekurve në 8 ditë ka kapur shifrën e 191 rasteve të konfirmuara.
Në fakt dy viktimat sipas ministrit të Shëndetësisë, Fahrettin Koca janë dy të moshuar, një i moshës 61- vjeçare dhe i dyti i moshës 89- vjeçare që e mori koronavirusin nëpërmjet një punonjësi kinez në Turqi.
Qeveria turke mori menjëherë masa pas shfaqjes së rasteve të para duke mbyllur restorante, pub-e, lokale teksa Erdogan njoftoi një paketë ekonomike prej 100 bilionë lirash për t’i ardhur në ndihmë familjeve dhe bizneseve të prekura nga kriza e koronavirusit.
(BalkanWeb)


