Ditën e sotme janë konfirmuar tre raste të reja me koronavirus në Shkodër, që është qarku më i prekur në Shqipëri pas Tiranës. Burime bëjnë me dije se një nga të prekurit është efektiv i FNSH-së, duke e çuar në dy numrin e të prekurve në këtë repart të policisë pas rastit të ndjeshëm.
Sakaq rasti i dytë është i një shitëse bukësh, e cila dyshohet se është kontaminuar nga vajza e saj që punon infermiere. Ndërkohë rasti i tretë është i një pacienti që ndodhet në reaminacion në spitalin e Shkodrës.


