• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Universiteti Kembrixhit: Origjina e koronavirusit jo në Wuhan. Qarkullon në tre variante
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Universiteti Kembrixhit: Origjina e koronavirusit jo në Wuhan. Qarkullon në tre variante

20 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Koronavirusi u përhap në Shtator, ka tre variante, dhe ka origjinën në një rajon të Kinës Jugore, jo në Wuhan. Ndërsa u ndesh me rezistencën e sistemit imunitar të njëriut ai ndryshoi shumë shpejt, aq shpejt sa kur shkencëtarët e fotografuan në fakt ai nuk ishte origjinali por mutacioni

Kështu thuhet ne një studim të gjenetistit Peter Forster nga Universiteti i Kembrixhit i botuar nga revista shkencore Proceedings of the National Academy of Science (PNAS).
Studimi, ende jo i certifikuar nga komuniteti shkencor, u krye vetëm në 160 shtame të izoluara.

Sipas studimit epidemia filloi rreth 13 shtatorit ndërkohë që rastet e para u konstatuan më 17 nëntor kur një 55 vjeçar nga provinca e Hubei afër Ëuhan u diagnostikua me COVID-19.

TRE VARIANTET
Sipas studimit koronavirusi gjendet në tre variante, A, B, C.
Shumica e shtameve të ekzaminuara në Shtetet e Bashkuara dhe Australi janë gjenetikisht më afër virusit nga lakuriqi i natës ndërsa virusi europian duket se ështe i llojit të Azisë lindore.  Në fakt, në Kinë dhe gjithashtu në Ëuhan, ku filloi zyrtarisht pandemia, virusi i llojit B ishte më i zakonshëm, në qarkullim deri në prag të Krishtlindjes. Në Guangdong, rreth 500 milje larg Wuhan, shtatë nga 11 mostrat e gjetura tek pacientët ishin tip A. Tipi C, nga ana tjetër, ishte një derivat i tipit B dhe u përhap në të gjithë Evropën.

Sipas rezultateve të studimit, virusi gjithashtu ka ndryshuar sepse ai kaloi nga lakuriqët te njerëzit përmes pangolinave, gjitarëve të vegjël që hanë milingona.
Në realitet, këto janë vetëm hipoteza.  Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se si virusi e bëri “kërcimin” nga lakuriqët te njerëzit.

IMPLIKIMET POLITIKE
Origjina e koronavirusit është bërë padyshim një çështje politike me rëndësi ndërkombëtare: nga njëra anë Donald Trump flet për “virusin kinez”  nga ana tjetër Pekini mbështet tezën që koronavirusi u soll në Kinë nga ushtria amerikane .

E ARDHMJA – Studiuesit tani kanë vendosur të zgjerojnë analizën në mbi një mijë mostra për të pasur më shumë prova për të mbështetur tezat e reja mbi lindjen dhe përhapjen e koronavirusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SQARIME DHE REPLIKA ME QYTETARËT/ Kryeministri Rama: Edhe për disa javë do... (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Tjetër efektiv i FNSH-së i prekur me COVID-19 në Shkodër, rastet e tjera një shitëse buke dhe pacient në reaminacion

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT