• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ “The Lancet”: Vaksina e shkencëtarëve kinezë, e sigurtë në fazën e parë të provave klinike
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ “The Lancet”: Vaksina e shkencëtarëve kinezë, e sigurtë në fazën e parë të provave klinike

25 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në revistën e famshme mjekësore “The Lancet”, u publikua një artikull për rezultatin e provës së parë klinike të vaksinës për koronavirusin e ri të studiuar nga 21 shkencëtarë kinezë.

Sipas këtij artikulli, vaksina e parë në botë e një adenovirusi të rikombinuar të tipit E për COVID-19, që është krijuar nga ekspertët kinezë, ka kaluar testin e sigurisë dhe mund të shkaktojë reagime imuniteti te njeriu.

Nga 16 deri më 27 mars 2020, u bë vlerësimi për 195 persona, duke përzgjedhur 108 prej tyre për të marrë pjesë në provat klinike të vaksinës (51% meshkuj dhe 49% janë femra, me moshë mesatare 36.3 vjeç), të cilët u ndanë në tre grupe me nga 36 vetë.

U bënë prova përkatësisht me dozë të ulët, të mesme dhe të lartë të vaksinës dhe u regjistruan të gjitha rezultatet e provave dhe reagimet përkatëse të pjesëmarrësve.

Gjatë provave, te pjesëmarrësit u shfaqën disa simptoma, si dhimbje, temperaturë dhe lodhje, por shumica prej tyre ishin të lehta ose të mesme. Pas 28 ditëve, nuk ka pasur reagime negative ose të rënda.

14 ditë pas injektimit të vaksinës, janë shtuar në mënyrë të dukshme antitrupat, duke arritur vëllimin maksimal pas 28 ditëve. Reagimi nga qelizat T arriti nivelin maksimal pas 14 ditëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DROGË DHE ARMË NË BANESË/ Pranga 2 shqiptarëve në Itali, dyshohet se... (EMRI)
Previous article “KUJDES!” Policia ka një mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT