• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Studiuesit gjermanë: Bota ka zbuluar vetëm 6% të të infektuarve me Covid-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Studiuesit gjermanë: Bota ka zbuluar vetëm 6% të të infektuarve me Covid-19

10 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 mund të jetë më i lartë se shifrat e regjistruara zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore në të gjithë botën, sipas një studimi të ri.

Christian Bommer dhe Sebastian Vollmer nga Universiteti Göttingen në Gjermani analizuan të dhënat nga një studim i fundit i botuar në revistën mujore The Lancet Infectious Diseases.

Studiuesit shikuan vlerësimet e vdekshmërisë së coronavirusit dhe kohën nga infeksioni deri në vdekje për të vlerësuar cilësinë e regjistrave zyrtarë të rasteve, shkruan DW.

Sipas studiuesve gjermanë, të dhënat treguan se vendet kanë zbuluar vetëm mesatarisht rreth 6% të të prekurve me koronavirus.

Ata pretenduan se numri i vërtetë i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus tashmë mund të ketë arritur në dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën.

“Këto rezultate nënkuptojnë që qeveritë dhe krijuesit e politikave duhet të bëjnë kujdes ekstrem kur interpretojnë numrat e rasteve për qëllime planifikimi”, tha Vollmer, profesor i Ekonomisë së Zhvillimit në universitet.

“Dallimet e tilla ekstreme në sasinë dhe cilësinë e provave të kryera në vende të ndryshme do të thonë që regjistrimet zyrtare të rasteve nuk japin informacion të dobishëm”, paralajmëroi ai.

‘Dhjetëra miliona’

Bommer dhe Vollmer vlerësuan se më 31 mars 2020, Gjermania ka të ngjarë të ketë patur 460,000 të infektuar.

Bazuar në të njëjtën metodë, ata llogaritin se SHBA ndoshta ka pasur më shumë se 10 milionë, Spanja më shumë se 5 milion, Italia rreth 3 milionë dhe në Mbretërinë e Bashkuar rreth 2 milionë të prekur me Covid-19.

Në të njëjtën ditë, Universiteti Johns Hopkins po raportonte rreth 900,000 raste të diagnostikuara dhe të konfirmuara zyrtarisht në të gjithë botën.

“Ndërsa të dhënat e Johns Hopkins raportojnë më pak se një milion raste të konfirmuara globalisht në momentin kur është shkruar kjo korrespodencë, ne vlerësojmë se numri i i të infektuarve të jetë disa dhjetëra miliona”, thuhet në studim.

Sipas autorëve, testimi i papërshtatshëm dhe i vonuar mund të jetë arsyeja pse disa vende evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën, po përjetojnë shkallë shumë më të larta të viktimave sesa Gjermania.

Ata vlerësojnë se Gjermania ka identifikuar rreth 15.6% të të gjitha rasteve të saj, krahasuar me vetëm 3.5% në Itali ose 1.7% në Spanjë.

Shkalla e zbulimit mendohej të ishte edhe më e ulët në SHBA (1.6%) dhe në Mbretërinë e Bashkuar (1.2%).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VJEN LAJMI I MIRË NGA INFEKTIVI/ Shërohen edhe DY infermierë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri
Previous article NGJARJA TEK "XHAMLLIKU"/ Reagon Artan Hoxha: Orges Bilbili është "kyçi" për të gjetur edhe Laert Haxhiun. I ka financuar...

Delo.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT