Autoritetet Spanjolle thanë se do ta shndërrojnë një qendër konferencash në Madrid në një spital gjigand ushtarak për pacientët me koronavirus.
Vendimi vjen pasi numri i të infektuarve në vend po rritet ndjeshëm.
Rreth 5,500 shtretër spitalorë, përfshirë njësi të kujdesit intensiv, do të vendosen brenda sallës prej 240,000 metrash e cila ndodhet në periferi të Madridit për të përballuar kërkesën në rritje që pritet në ditët e ardhshme.
“Ditët më të vështira po vijnë tani,” tha shefi i urgjencave shëndetësore Fernando Simon në një konferencë për shtyp.
Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa tha se spitalet spanjolle po zhvillonin disa prova klinike për të trajtuar raste të rënda dhe të buta të koronavirusit, ndërsa ministria e shkencës tha që studiuesit po punonin në vaksina të mundshme dhe teste të zbulimit.
Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska tha se policia do të fillojë të kontrollojë këtë fundjavë se askush nuk po i shkel kufizimet e vendosura. Ai tha se më shumë se 30,000 njerëz ishin gjobitur dhe 300 të arrestuar që kur u njoftuan.
“Masat e izolimit të marra në Spanjë janë më drastike të marra në Europë, dhe një nga më drastiket në të gjithë botën,” tha ai në një konferencë shtypi. (Reuters)


