• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Skema e pezullimit të qerave për shkak të COVID-19: Ja si mund të përfitoni dhe si procedohet
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Skema e pezullimit të qerave për shkak të COVID-19: Ja si mund të përfitoni dhe si procedohet

6 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Pas vendimit të qeverisë që personat apo bizneset që u është ndërprerë puna si pasojë e epidemisë Covid-19 do tu pezullohet pagesa e qirasë, tatimet kanë nxjerrë rregulloren se kush përfiton sipas kategorive dhe formularët përkatës që duhet të plotësohen.

Kategoria e parë e përfituesëve janë individët që kanë shtëpinë me qira dhe kanë mbetur pa punë menjëherë pas izolimit të vendit dhe kanë kontratë qiraje ose çdo dokument tjetër që vërteton mardhënien kontraktore qiradhënës – qiramarrës;

Kategoria e dytë janë studentët të cilët kanë një kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës– qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë;

Kategoria e tretë janë biznesi i vogël dhe të vetëpunësuarit, pra personat fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e emergjencës.

Procedurat e aplikimit për të përfituar nga pezullimi i qirasë:

Individët dhe stundentët që përfitojnë duhet të aplikojnë në adresën e email [email protected], sipas Formularit Nr. 1 në rastet kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Individ ose sipas Formularit Nr. 2 kur marrëdhënia midis palëve është Individ me biznes (tatimpagues).

Formulari-Nr.-1-Individ-Individ Shkarkoje

Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës së qirasë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktuale.

Formulari-Nr.-2-Individ-Tatimpagues Shkarkoje

Personat fizikë/juridikë të regjistruar, duhet të aplikojnë në llogarinë e tyre në e-filing, tek menuja ‘’Çështjet e mia’’, duke ngarkuar Formularin e aplikimit Nr. 3, kur marrëdhënia midis palëve është biznes me biznes (Tatimpagues me Tatimpagues) ose sipas Formularin Nr. 4 kur marrëdhënia është biznes me individ (Tatimpagues me Individ).

Formulari-Nr.-3-Tatimpagues-Tatimpagues Shkarkoje

Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës noteriale të qirasë.

Formulari-Nr.-4-Tatimpagues-Individ Shkarkoje

Tatimet sugjerojnë se, të gjithë qiramarrësit sipas kategorive të përcaktuara, të cilët kanë një ankesë të mundshme për qiradhënësin, pasi të kenë plotësuar të gjithë procedurën e kërkuar, duhet të dërgojnë një email në adresën [email protected] , me objekt/titull të Email-t, NIPT në rastin e Personave fizikë/juridikë të regjistruar, dhe NID (Numri Unik i Identifikimit) të Letërnjoftimit në rastin e individëve apo studentëve, duke përshkruar arsyen e ankesës.(gazetaSI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGU I KOMBINATIT ME RREGULLA TË REJA/ Qytetarët të detyruar nga sinjalistika, ruajnë distancën dhe dezinfektohen në hyrje dhe dalje (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Gjashtë sekondat që mund t’iu shmangin nga infektimi me COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij Aktualitet

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij

NDODH NË SHKODËR/ Arrestohet 23-vjeçari për transport ilegal emigrantësh drejt Malit të Zi Aktualitet

NDODH NË SHKODËR/ Arrestohet 23-vjeçari për transport ilegal emigrantësh drejt Malit të Zi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT