Numri i viktimave dhe harta e të prekurve nga Coronavirusi në Shqipëri vijon të rritet, por fatkeqësisht ndërgjegjësimi i qytetarëve ende nuk përgjigjet masave që kërkon situate.
Të moshuarit janë këshilluar të mos dalin për asnjë arsye nga shtëpia, por të shumtë ishin ata që ishin në rrugë, tregje apo edhe radhë.
Pa maska dhe doreza ata qe viheshin re me se shumti ne rruge ishin grupmoshat mbi 50 vjeç.
Vlonjatët nuk po i disiplinon as konfirmimi i katër të prekurve me COVID-19.
Të shumtë u panë në radhë për blerje e pagesa në shkelje të të gjitha udhëzimeve për ruajtjen e distancës apo masave mbrojtëse.
Por një panoramë ndryshe ofroi tregu i Durrësit.
Policia bashkiake aty nuk lejoi futjen blerësve pa maska e dorëza, çka nervozoi tregtarët pasi sipas tyre jashtë tregut shitet pa asnjë masë mbrojtëse.
Ndërkohë në shumë qytete, duket se qytetarët më shumë se alarmi për rrezikun e koronavirusit i mbajti në shtëpi moti i keq.