Edhe në Marok autoritetet njoftuan sot shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore për të kufizuar lëvizjen e popullatës sa më shumë që të jetë e mundur, mënyra e vetme për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.
“Gjendja e urgjencës shëndetësore nuk nënkupton ndërprerjen e veprimtarisë ekonomike, por marrjen e masave të jashtëzakonshme për të kufizuar lëvizjet, të cilat tani do t’i nënshtrohet marrjes së një dokumenti zyrtar”, thanë ata në një njoftim për shtyp.
Maroku është ende relativisht i paprekur nga virusi, por numri i rasteve të raportuara u rrit nga 8 në 61 brenda një javë, me dy vdekje.


