• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Shokojnë mjekët francezë, propozojnë që afrikanët të përdoren si “kavie” për të testuar vaksinën
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Shokojnë mjekët francezë, propozojnë që afrikanët të përdoren si “kavie” për të testuar vaksinën

7 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Franca akuzohet se dëshiron të testojë një vaksinë kundër koronavirusit në Afrikë. Prej ditësh, një teori konspirative ka qarkulluar në rrjet rreth një plani të pretenduar për të përdorur afrikanët si kavie për të bërë provën e vaksinës. Deklaratat janë bërë nga disa mjekë francezë, përfshirë kryetarin e njësisë së kujdesit intensiv të spitalit parizien Cochin, Jean-Paul Mira.

Sipas “La Repubblica”, Mira ka deklaruar diçka të tillë në një transmetim televiziv në 1 prill. “Nëse unë mund të jem provokues, nuk duhet ta bëjmë këtë studim në Afrikë, ku nuk ka maska, nuk ka trajtime, nuk ka ringjallje, pak a shumë si në disa studime të HIV AIDS, apo në mesin e prostitutave sepse ne e dimë se ata janë shumë të ekspozuar?”. I ftuari tjetër në studio, Camille Locht, drejtori i hulumtimit në “Inserm”, u përgjigj: “Në rregull, ne po mendojmë paralelisht një studim në Afrikë me të njëjtën lloj qasjeje.”

Eksperimentimi, pra, nuk ka të bëjë me një vaksinë të re ende nën studim, por që tashmë ekziston kundër tuberkulozit – i ashtuquajturi Bcg – për të verifikuar nëse mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër COVID-19 ose të lehtësojë efektet e tij. Ende është një hipotezë teorike që diskutohet në komunitetin shkencor.

Fjalët e Mira dhe Locht, të cilët ndërkohë kanë kërkuar falje, kanë detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të reagojë.

“Ato janë deklarata raciste. Është e turpshme dhe e tmerrshme të dëgjosh shkencëtarët të bëjnë këto deklrata në shekullin 21. Këto fjalime raciste bien ndesh me frymën e solidaritetit. Afrika nuk mund dhe nuk do të jetë një terren testimi për ndonjë vaksinë.”

Ministria e Jashtme franceze tha se deklaratat e dy shkencëtarëve nuk pasqyrojnë qëndrimin e autoriteteve franceze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË ITALI/ Milano i frikësohet muajit prill, vdekjet gati trefishohen
Previous article KORONAVIRUSI/ Meta vlerëson masat e marra nga qeveria: Emigrantët të evitojnë lëvizjet në këto kohë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT