Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 94 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 624 numrin total të të infektuarve.
NJoftimin e dha zëdhënësi i Minsitrisë së Shëndetësisë në vend, Sotitis Tsiodras.
14 nga viktimat vuanin dhe nga sëmundje të tjera. Shumica e rasteve janë konfirmuar në Athinë dhe 55.7% e personave të infektuar janë meshkuj.
Ndërkohë 124 pacientë të infektuar janë shëruar dhe kanë lënë spitalet ndërsa 34 pacientë të tjerë ndodhen në terapi intensive.
“Ne kemi të bëjmë me një armik të poshtër,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.
“Ne po presim dhe po përgatitemi për një rritje të madhe të viktimave,” tha ai, duke bërë thirrje që të rerspektohen masat kufiziuese.
Greqia është vendi më i prekur në Ballkan nga koronavirusi.


