Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë.
Klinika Infektive e QKUK-së bën me dije se pacientja që humbi jetën ishte nga komuna e Vushtrrisë.
Ajo ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend është 423.


