Pandemia e koronavirusit vazhdon të zgjerohet në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave të Johns Hopkins University viktimat e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara kanë shkruar në 1 031, ndërsa rastet pozitive janë 68.572.
Në orët e fundit është regjistruar një shtim i shpejtë rastesh në New York, ku janë gati sa gjysma e të gjithë të infektuarve, mbi 30 mijë. Covid-19 ka hyrë dhe në Pentagon, ku një marins e vendosur në selinë e Uashingtonit provoi pozitive.
Kujtojmë që pak ditë më parë një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëroi se SHBA-të mund të jenë vatra e re e COVID-19 në botë.
(BalkanWeb)