Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 persona nga COVID-19, duke e çuar në 1 200 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, njoftoi Ministria e Shendetësise së Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 22 raste të reja, duke e rritur numrin e të infektuarve në 1 664.
Nuk janë shënuar viktima të reja, ndërsa gjithsej kanë humbur jetën 91 persona.
Sipas të dhënave të ministrisë, në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur vetëm 373 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e kaluara janë kryer 145 teste, duke e çuar në 19 241 numrin total të testeve të kryera

