• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Shkencëtarët australianë nisin testimin e vaksinave potenciale për COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Shkencëtarët australianë nisin testimin e vaksinave potenciale për COVID-19

2 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shkencëtarët në Australi kanë nisur testimin e dy vaksinave potenciale për koronavirus, pasi vaksinat e krijuara nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania amerikane, Inovio Pharmaceutical, janë konsideruar të sigurta për testim në kafshë nga Organizata Botërore e Shëndetesisë.

Agjencia kombëtare për shkencë e Australisë do të përcaktojë nëse funksionojnë vaksinat, dhe nëse ato të jenë të sigurta për njerëz.

Testimi i parë në njerëz i një vaksine është realizuar në Shtetet e Bashkuara një muaj më parë, duke u kaluar faza e testimit në kafshë.

Aktualisht janë duke u zhvilluar një varg vaksinash tjera në gjithë botën me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Mirëpo Agjencia australiane ka thënë se testimet do të jenë provat e para gjithpërfshirëse të vaksinave në modelin e kafshëve.

Studiuesit kanë thënë se shpejtësia dhe niveli i bashkëpunimit global, që ka rezultuar me këtë fazë, ka qenë i pashembullt.

“Normalisht duhet një deri në dy vjet për të arritur në këtë pikë dhe ne e kemi shkurtuar atë periudhë në disa muaj”, ka thënë mjeku Rob Grenfell nga kjo agjenci.

Rezultatet e para të testimeve nga kafshët mund të publikohen në fillim të muajit qershor, kanë thënë shkencëtarët.

Nëse dalin të suksesshme, vaksinat mund të barten nëpër klinika tjera për testime.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se do të duhen të paktën 18 muaj që ndonjë vaksinë potenciale të jetë e gatshme për përdorim në njerëz, bazuar në rregulloret për testim dhe standarde./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAY MOVIES"/ Google përgatit aplikacion për filma falas
Previous article KËRKONTE VAKSINËN NDAJ HIV/ Koronavirusi i merr jetën shkencëtares afrikano-jugore

Delo.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT