• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ SHBA: Në dispozicion 2 milionë pajisje testimi
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ SHBA: Në dispozicion 2 milionë pajisje testimi

9 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar të paktën 19 vdekje dhe për përhapje të COVID-19 në më shumë se 30 shtete.

Në një postim në twitter Presidenti Donald Trump shkruante se “kemi një plan koordinimi të përsosur dhe të rregulluar mirë në Shtëpinë e Bardhë për të luftuar virusin”.

“Ne morëm shumë herët vendim për të mbyllur kufijtë në zona të caktuara. Nënpresidenti po bën një punë të shkëlqyer. Media e lajmeve të rreme po bën gjithçka që është e mundur për të na bërë të dukemi keq. Kjo është e trishtë”, shkruante ai.

Në shtetin e Virxhinias, që ndodhet shumë pranë kryeqytetit të vendit, autoritetet besojnë se kanë zbuluar një rast të dytë me koronavirus. Një banor i qytetit të Fairfeks rreth të 80-ve dyshohet të jetë bartës i virusit. Ai kishte kryer së fundmi një udhëtim me anije turistike në lumin Nil. Lajmi u njoftua nga Departamenti i Shëndetësisë së Virxhinia të dielën në mëngjes. Pacienti është shtruar në spital dhe gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme. Rasti i parë në këtë shtet u regjistrua të shtunën kur një anëtar i forcave të marinës që ndodhen të vendosura në Fort Belvoir, rezultoi i prekur nga virusi.

Agjencia e lajmeve “Reuters” njoftoi se të paktën dy punonjës federalë të shëndetësisë të cilët shërbenin në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit rezultuan të prekur nga koronavirusi. Ata do të qëndrojnë karantinë deri më 17 Mars. Agjensia e lajmeve njoftoi gjithashtu se shumë prej punonjësve federalë, kanë kërkuar të ndryshojë protokollet zyrtare dhe të kenë maska më të forta për t’u mbrojtur nga virusi.

Anija turistike “Grand Princess” e goditur nga shpërthimi i koronavirusit pritet të ankorohet në Oakland të Kalifornisë të hënën. Anija qëndron në det prej javës së kaluar për shkak se autoritetet në San Françisko nuk pranuan ta lejojnë atë që të ankorohet. Në anije ndodhen më shumë se 3.500 pasagjerë përfshirë dhe ekuipazhin.

Autoritetet amerikane të shëndetësisë u bënë thirrje njerëzve, veçanërisht të moshuarve ta “mendojnë dy herë një udhëtim në det apo ajër” në një përpjekje për të kufizuar rrezikun e ekspozimit ndaj koronavirus.

Jerome Adams, numri dy Komisionit të Shërbimit Shëndetësor Publik tha për CNN-in se deri të hënën SHBA do të ketë në dispozicion dy milionë komplote testesh për koronavirusin.

Të dielën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 100 vende në të gjithë botën kanë raportuar raste me koronavirus me më shumë se 106 mijë persona të prekur dhe një numër vdekjesh që ka tejkaluar 3.500 vetët.

“Ndërsa situata është shumë serioze, kjo nuk duhet të na dekurajojë”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ka shumë gjëra që të gjithë kudo mund dhe duhet të bëjnë”, shtoi ai.

Zoti Tedros vlerësoi Italinë për “ndërmarrjen e hapave të guximshëm që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit e të mbrojnë vendin”.

“Ata po bëjnë sakrifica të mëdha”, tha ai duke shtuar se OBSH-ja solidarizohet me Italinë dhe se do ta mbështesë atë.

Irani njoftoi të dielën njoftoi se 49 vetë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e vdekjeve në 194. Ndërkohë në vendin e Lindjes së Mesme llogariten 6.566 raste personash të prekur nga COVID-19./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2 TË PREKUR ME KORONAVIRUS NË SHQIPËRI/ Braçe: Ruani qetësinë! Vetëkarantinim për ata që vijnë nga Italia dhe higjienë
Previous article "BËNTE SHERR ME GRUAN PËR MUA"/ Irini Qirjako tregon historinë me fansin e fiksuar (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë Botë

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës Botë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT