• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI S’ËSHTË I VETMI “HALL” QË KA NJERËZIMI/ OKB paralajmëron: Bota po përballet me mungesë uji
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI S’ËSHTË I VETMI “HALL” QË KA NJERËZIMI/ OKB paralajmëron: Bota po përballet me mungesë uji

23 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ndryshimi i klimës ka zvogëluar kapacitetet e ujit të pijshëm në botë dhe ka përkeqësuar cilësinë e ujit. Problemet më të mëdha me ujin i kanë njerëzit në Afrikë, por në mbarë botën më shumë se dy miliardë njerëz nuk kanë ujë të mjaftueshëm për të pirë, thuhet në raportin e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Rreth 2,2 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm. Ndërsa 4,2 miliarë njerëz, që do të thotë rreth 55 % e popullatës botërore, nuk kanë pajisje të pastra sanitare.

OKB raporton, se shfrytëzimi i ujit të pijshëm në mbarë botën është rritur tej mase. Sipas llogarive të fundit, është rritur gati gjashtë herë në krahasim me 100 vjet më parë. Rritja e numrit të popullatës, rritja ekonomike dhe ndryshimi i shprehive të konsumimit të ujit janë vetëm disa nga shkaktarët e rritjes së përdorimit të ujit. Mendohet se përdorimi i ujit do të shtohet nga viti në vit, ndaj edhe kërkesat janë emergjente.

Në raportin e OKB thuhet se gati 90 % e ujërave të zeza lëshohen në natyrë të papërpunuara, që do të thotë se ato edhe më shumë ngarkojnë kapacitetet e ujit në natyrë. Ndërsa ndryshimi i klimës do të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen.

Veriu i Afrikës më i prekuri

Në raportin e OKB thuhet se ndër vendet më të prekura janë Tunizia, Maroku dhe Egjipti, për të cilat mendohet se kanë sasitë më të vogla të ujit në botë. Në raportet e UNESCO-s thuhet se një vend ka mungesa uji, nëse ai vend ka më pak se 1000 metër kub në vit për një person. Në Tunizi për shembull, një person ka në dispozicion për një vit rreth 440 metër kub. Në raporte thuhet se probleme të mëdha të furnizimit me ujë ka edhe Lindja e Mesme.

OKB pohon se mungesa e ujit mund të jetë në të ardhmen edhe një burim konfliktesh mes vendeve. Ndaj të gjithë duhet të kenë kujdes që të ruajnë mjedisin dhe që ndryshimi i klimës të ngadalësohet sa më shumë. Mungesa e ujit mund të shkaktojë kriza më të mëdha në botë.

dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mbërrin me urgjencë te Infektivi një 70-vjecare, vetëm sot 3 raste të reja me COVID-19
Previous article I VETËM NË ISHULL/ 81 vjeçari: Unë jetoj në vendin më të sigurt në botë nga koronavirusi (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT