• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Revista “Nature”: Pse COVID-19 nuk u krijua në laborator
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Revista “Nature”: Pse COVID-19 nuk u krijua në laborator

22 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Koronavirusi që po përhapet me ritme të shpejta në gjithë globin nuk është i krijuar nëpër laboratorë, por ka evoluar në mënyrë natyrale në formën agresive që ka aktualisht, duke u shndërruar në rrezikun kryesor për njerëzimin.

Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar së fundi në revistën shkencore Nature Medicine, ku thuhet se shkencëtarët kanë analizuar një grup kromozomesh të COVID-19-ës.

Ata zbuluan shenja të forta që vërtetojnë se mutacioni ka ndodhur në mënyrë natyrale, me shumë gjasa brenda organizmit të lakuriqit të natës apo disa llojeve të tjera të gjitarëve.

Po ashtu, shkencëtarët analizuan proteinën e njohur me emrin “spike” që mbështjell virusin dhe i krijon mundësinë të penetrojë qelizat e kafshëve dhe njerëzve.

Nga provat, ata vërtetuan se këto proteina kanë aftësi tepër të lartë ngjitëse me qelizat njerëzore, që mund të zhvillohet vetëm në formë natyrore dhe që nuk mund të jetë produkt i inxhinierisë gjenetike të ushtruar në laboratorë.

Studimi publikohet teksa OBSH shpreh shqetësimin se dezinformimi mbi pandeminë po krijon aq shumë probleme sa përveçse po dëmton rëndë luftën globale kundër përhapjes së virusit, po kërkon po ashtu të njëjtën energji për të ndalur atë që konsiderohet “pandemi lajmesh të rreme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Çdo pacient i shëruar nga COVID 19 mund të infektohet e të infektojë nëse s’qëndron i mbyllur 14 ditë
Previous article KORONAVIRUSI/ Mediat britanike: Nisin testimet e vaksinës për COVID-19 në bazën sekrete të qeverisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT