• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ “Remdesivir”, ilaçi për COVID-19 do përdoret vetëm për shtatzënat dhe fëmijët nën 18 vjeç
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ “Remdesivir”, ilaçi për COVID-19 do përdoret vetëm për shtatzënat dhe fëmijët nën 18 vjeç

23 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

OBSH-ja ka njoftuar testimin e katër ilaçeve ekzistuese për të luftuar pandeminë e Covid-19. Kompanitë farmaceutike thonë se fluksi i madh i kërkesave për to po krijon mungesa në treg dhe po bëhet i papërballueshëm.

Një kompani farmaceutike amerikane ka pezulluar përkohësisht aksesin te një prej ilaçeve që pretendohet se trajton të sëmurët me koronavirus.

Firma “Gilead Sciences” njoftoi se nuk mund ta përballojë dot kërkesën e qytetarëve dhe aktorëve të ndryshëm shtetërorë për ilaçin eksperimental, dhe se duhen kryer prova klinike për të testuar nëse është i sigurt dhe vërtet efikas siç mendohet.

Deri atëherë, përgatitja kimike do rezervohet vetëm për gratë shtatzëna dhe personat nën moshën 18 vjeç që janë diagnostikuar me Covid-19.

Medikamenti i njohur si “remdesivir” është reklamuar si një kurë e mundshme nga presidenti Donald Trump dhe është kërkuar aprovimi i shpejtë i saj nga autoritetet amerikane të shëndetësisë.

Medikamenti u krijua 10 vite më parë për shkatërrimin e virusit të ebolës dhe neutralizon enzimat riprodhuese të sëmundjeve virale.

Efikasiteti i tij është konfirmuar nga studiuesit kinezë në qytetin e Uhanit, në vatrën e epidemisë, te pacientë të infektuar në Amerikë, madje edhe te një 79-vjeçar nga Italia, i cili mundi të dalë nga spitali 12 ditë pas diagnozës fillestare.

Aktualisht nuk ka një trajtim apo vaksinë të miratuar për Covid-19, dhe shumica e pacientëve të sëmurë shërbehen me ndihmën e pajisjeve respiratore.

Ndërkohë, në botë po raportohen mungesa edhe për dy ilaçe të tjera që kurojnë malarien si klorokina dhe hidroksiklorokina, gjithashtu të reklamuara nga presidenti amerikan si armë provizore kundër koronavirusit.

Ekspertët thonë se dy barnat mbeten të patestuara për Covid-19 dhe përdorimi i pakonsultuar i tyre mund të shkaktojë deri edhe verbimin e pacientëve.

Këto tri ilaçe, së bashku me dy medikamente të tjera kundër HIV-it, kanë hyrë në fazën e provës edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SOT NGA LARG POR...”/ Vjollca Hoxha merr urimin më të ëmbël nga e bija (FOTO)
Previous article PËRFUNDON SHTETRRETHIMI/ Ja si ishte lëvizja e qytetarëve në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë (VIDEOT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT