• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Rekord vaksinimimesh në Gjermani dhe Spanjë, ekspertët paralajmërojnë përfundim të stoqeve në 10 ditë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Rekord vaksinimimesh në Gjermani dhe Spanjë, ekspertët paralajmërojnë përfundim të stoqeve në 10 ditë

10 April, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Të akuzuara për një fushatë tejet të ngadaltë të vaksinimit në disa vende evropiane, ditët e fundit ka përjetuar një rritje të theksuar. Rekordi është për Gjermaninë që këtë javë ka trefishuar dozat e administruara çdo ditë, duke tejkaluar 700 mijë doza çdo ditë, pasi në administrimin e dozave janë përfshirë edhe mjekë të përgjithshëm.

Franca ka tejkaluar tavanin e 500 mijë dozave në një ditë. Lajmin e dha Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran në Twitter me anë të një postimi ku theksoi  se vetëm të enjten u administruan 437,000 doza, një rritje prej 70,000 në 24 orë.

Spanja po ndryshon gjithashtu ingranazhin, nga 277,000 doza të martën, ajo ka arritur mbi 450,000 bdoza të premten. Për këtë përshpejtim, dhjetë spitale janë përdorur si qendra vaksinimi dhe që prej ditës së djeshme, mega salla e sporteve të kryeqytetit.

Por vaksinimi i shpejtë nuk është çelësi i vetëm i suksesit, pasi duhet posedimi po ashtu dozave të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e tyre, pasi një pjesë e madhe janë përballur me zvogëlim të disponueshmërisë.

“Italia ka marrë 15.3 milion, tanimë vetëm 3 milion janë të stokuara, Gjermania kishte rreth 5 milion më shumë, por është më e populluar dhe me këto ritme vaksinimi në 7-10 ditë ato do të mbarojnë” vëren Matteo Villa, studiues i ‘Ispi.

Me ndërprerjet e furnizimit të AstraZeneca, shtyrjet e dorëzimit të vaksinave të Johnson & Johnson dhe dërgesat e pakta të Pfizer, përshpejtimi i vaksinimit duket si “një ushtrim i mirë demonstrues që përplaset me tavanin e disponueshmërisë “.

Kjo nuk do të thotë që të gjithë janë në të njëjtin nivel. Ka vende që kanë punuar më mirë në lidhje me moshën dhe kanë arritur të sigurojnë fillimisht grupet më të rrezikuara të popullsisë, Franca dhe Italia për shembull kanë vaksinuar rreth dy të tretat e moshës mbi tetëdhjetë vjeç.

Shumë shtete evropiane, për përballuar mungesat po i drejtojnë çdo ditë e më shumë sytë drejt lindjes.  Gjermania ka deklaruar se do të fillojnë diskutimet për vaksinën ruse Sputnik V, në pritje të dritës jeshile nga EMA. Ndërkohë që ditën e djeshme Komisioni Evropian bëri të ditur është i gatshëm të blejë edhe 1.8 miliardë doza të një vaksine të vetme, të prodhuara në Evropë, për t’u shpërndarë nga viti i ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GODITJA E ÇMENDUR NË RINAS"/ Rama: Ide diabolike për të shtyrë me javë vaksinimin. Por na gjetën të përgatitur
Previous article 528.000 LEKË NË MAKINË PËR TË BLERË VOTA/ Në pranga sekseri dhe hetohet penalisht drejtuesi politik i LSI-së në Pukë

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT