• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
528.000 LEKË NË MAKINË PËR TË BLERË VOTA/ Në pranga sekseri dhe hetohet penalisht drejtuesi politik i LSI-së në Pukë
Home
Breaking News

528.000 LEKË NË MAKINË PËR TË BLERË VOTA/ Në pranga sekseri dhe hetohet penalisht drejtuesi politik i LSI-së në Pukë

10 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është goditur një rast i krimit zgjedhor në Pukë. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasi Vasil Shabani pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip Nisan u gjetën një shumë prej 528.000 Lekë (te rinj) dhe një fletë e ngjashme me fleten e votimit.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjëndje të lirë Kryetari provizor i Subjektit Politik LSI për Bashkinë Pukë, shtetasi Demir Syla, pasi këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar ne ambjentet e biznesit se tij, policia gjeti një fletë te ngjashme me fleten e votimit si dhe një listë me emra me numrat e ID të personave të shenuar.

Vasil Shabani, lindur dhe banues në Buzhale të Njësisë Administrative Qelez, Bashkia Pukë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Policia njofton se arrestimi i shtetasit Vasil Shabanit, u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në qytetin e Pukës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur me vete këtij shtetasi shumën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit D.S., Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit,  si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit V.Sh. (i arrestuar) dhe shtetasit D.S. (i proceduar në gjendje të lirë) u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rekord vaksinimimesh në Gjermani dhe Spanjë, ekspertët paralajmërojnë përfundim të stoqeve në 10 ditë
Previous article VODHËN ME DHUNË KARBURANTIN NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohen dy të rinjtë, çfarë iu sekuestroi policia

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT