Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një statistikë zyrtare mbi përhapjen e koronavirusit në botë.
Ai ka deklaruar se proporcionet reale me të prekurve nga koronavirusi dhe popullsisë së përgjithshme, janë tejet më pak alarmuese se sa perceptimi i krijuar nga bombardimi mediatik i pandërprerë.
Sipas Ramës, kjo statistikë duhet mbajtur parasysh për të ruajtur ekuilibrin psikologjik dhe për të mos i hapur asnjë shteg panikut që nxit infodemia.
Statusi i plotë:
NJË STATISTIKË ZYRTARE QË NA NDIHMON TA KUPTOJMË OBJEKTIVISHT SITUATËN PËRTEJ BOMBARDIMIT INFODEMIK, NON STOP DITË E NATË NËPËR MEDIA DHE INTERNET.
JA SA JANË DERI MË SOT TË PREKURIT NGA KORONAVIRUSI PËR 1 MILIONË BANORË NË DISA VENDE TË BOTËS:
NË KINË 56 PERSONA TË PREKUR PËR ÇDO 1 MILIONË BANORË
Ne ITALI 122 PERSONA TË PREKUR PËR ÇDO 1 MILIONË BANORË
NË FRANCË 18 PERSONA TË PREKUR PËR ÇDO 1 MILIONË BANORË
NË GJERMANI 13 PERSONA TË PREKUR PËR ÇDO 1 MILIONË BANORË
NË SHBA 2 PERSONA TË PREKUR PËR ÇDO 1 MILIONË BANORË
Siç e shihni proporcionet reale me të prekurve nga koronavirusi dhe popullsisë së përgjithshme, janë tejet më pak alarmuese se sa perceptimi i krijuar nga bombardimi mediatik i pandërprerë! Kjo duhet mbajtur parasysh, në asnjë mënyrë jo për të neglizhuar kërcënimin e këtij virusi të panjohur, po për të ruajtur ekuilibrin tonë psikologjik dhe për të mos i hapur asnjë shteg panikut që nxit INFODEMIA (epidemia e informacionit të çekuilibruar). E cila, sipas vetë Organizatës Botërore të Shëndetësisë është edhe më i rrezikshëm se sa vetë koronavirusi!


