Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se në orarin kufizues për qarkullimin e njerëzve dhe makinave, nuk përfshihen lëvizjet për transport dhe furnizim mallrash ushqimore. Orari 05.00 – 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit, thekson kreu i qeverisë, por jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore, teksa nuk ka nguruar që t’i falenderojë ato.“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjet për transport dhe furnizim mallrash ushqimore: Të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut! Orari 05.00 – 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore! Mirënjohje të gjithë prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore”, shkruan Rama.