• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Qeveria Italiane shton masat ekonomike, 400 milionë euro për ushqime
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Qeveria Italiane shton masat ekonomike, 400 milionë euro për ushqime

29 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Masat drastike të marra nga qeveria italiane për pezullimin e çdo aktiviteti prodhues e tregtar, detyruar nga pandemia COVID19, që gjunjëzuar vendin, ka paralizuar ekonominë italiane duke vënë në vështirësi serioze ekonomike mjaft familje.

Qeveria italiane ka lëvruar 400 milionë euro për furnizime me ushqime e bonus ushqimore për familjet e personat në nevojë. Kjo shumë do t’i shtohet 4.3 miliardë eurove të Fondit të Solidaritetit të komunave i destinuar për qytetarët që nuk kanë të ardhura për t’u ushqyer apo për të blerë nevojat më jetike.

“Shumë po vuajnë nga ana ekonomike në këtë moment të vështirë që ndodhen vendi”, tha kryeministri Conte e ky fond do të thotë se “shteti u është pranë”.

Kërkesat për ndihmë ekonomike janë rritur me 20% e fondi i lëvruar nga qeveria do të vihet menjëherë në dispozicion të 8 mijë komunave që do e shpërndajnë në bazë të kritereve të përcaktuar për familjet më në nevojë.

Gjithashtu në dekretin e sapo aprovuar të qeverisë është përcaktuar 600 euro në muaj për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes së emergjencën , për të gjitha ata persona e familje që nuk kanë asnjë të ardhur e kërkesa për marrjen e tij do të nis nga data 1 prill.

Për të gjithë punonjësit e shoqërive e kompanive që kanë pezulluar aktivitetin e tyre prodhues e tregtar, është parashikuar nga shteti një asistencë ekonomike për 9 javë.

Në jug të Italisë u verifikuan episode proteste nga ana e banorëve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike.

“Ka njerëz që nuk kanë për të ushqyer fëmijët” thotë kryetari i shoqatës kombëtare të komunave italiane, kryetari i bashkisë së Baritm Antonio Decari, “Po bëhen një muaj që gjithçka është mbyllur e njerëzit janë në ekstrem të nevojave të tyre ekonomike e ky fond i lëvruar nga qeveria është oksigjen për komunat e kryetarët e bashkisë që çdo ditë marrin qindra kërkesa për ndihmë ekonomike nga qytetarët e tyre”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD KRIJON SËRISH PANIK/ Bardhi: Shqipëria është në prag të katastrofës, njerëzit pa bukë
Previous article KORONAVIRUSI/ Pozitiv për Covid-19 një punonjës në spitalin e Rrëshenit, karantinohen personat që kanë pasur kontakt

Delo.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT