Qeveria britanike të enjten kërkoi nga kompanitë e mediave sociale që të fshijnë postimet që përmbajnë dezinformata lidhur me koronavirusit, pas shqetësimeve se shumë pjesëtarë të grupeve të minoriteteve po refuzojnë që të vaksinohen kundër COVID-19.
Qeveria britanike në muajin mars të vitit të kaluar ka themeluar një njësi për luftimin e dezinformatave lidhur me pandeminë dhe që atëherë ka thënë se ka monitoruar platformat sociale dhe u ka kërkuar atyre që të fshijnë mesazhet që përhapin dezinformata.
Ekzekutivi në Britani thotë se është i shqetësuar lidhur me numrin e pjesëtarëve të komunitetit afrikan dhe aziatik, të cilët po refuzojnë që të bëhen pjesë e fushatës së vaksinimit, pjesërisht për shkak se nuk kanë besim në vaksina. Vdekshmëria nga virusi në këto dy komuniteti është dyfish më i lartë sesa i komuniteteve të tjera, kishte deklaruar të hënën kryeministri britanik, Boris Johnson. Në dhjetor të vitit 2020, Britania u bë shteti i parë në kontinetin evropian që nisi fushatën e saj të vaksinimit kundër koronavirusit.


