Një studim i ri i publikuar në revistën për sëmundjet infektive ‘The Lancet’ ka arritur në konkluzionin se kombinimi i masave si karantina, mbyllja e shkollave dhe puna nga shtëpia, është mënyra më efikase për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Kina është vendi i vetëm që ka ndërmarrë karantinimin më masiv në historinë e njerëzimit.
Provinca e Wuhanit, ku edhe u shfaq virusi për herë të parë, u karantinua që nga 23 janari dhe me gjasë do të dalin nga shtëpitë me 8 prill.
Bashkë me provincat e tjera, numri total i njerëzve që u izoluan në karantinë arriti në 50 milionë.
Përse izolimi është mbrojtja më e mirë nga COVID-19
Studiuesit kanë analizuar të gjithë skenarët e mbrojtjes duke nisur nga karantina, izolimi dhe mbyllja e shkollës, apo ajo e punës në shtëpi për të paktën 50 për qind të forcës punëtore.
Kombinimi i këtyre tre masave, e ul nivelin e përhapjes me 78 deri në 99 për qind.
Opsioni më i mirë për tu mbrojtur nga virusi është karantina, mbyllja e shkollave dhe puna nga shtëpia.
Nëse njerëzit futen në karantinë për disa orë dhe vazhdojnë të shkojnë në shkollë apo punë, atëherë kjo metodë nuk është aspak efikase.
Sipas ekspertëve, njerëzit në të gjithë botën duhet të qëndrojnë të izoluar plotësisht në shtëpi për të paktën 30 ditë.
“Prilli duhet fshirë nga kalendari, në të kundërt nuk do të dalim kurrë nga kjo pandemi,” u shpreh Carlos Del Rio nga Universiteti Emory në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell agroweb.