• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Propozimi i KE-së: Ekstrakomunitarët (përfshirë shqiptarët) të mos lejohen që të hyjnë në vendet e BE-së për 30 ditë
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Propozimi i KE-së: Ekstrakomunitarët (përfshirë shqiptarët) të mos lejohen që të hyjnë në vendet e BE-së për 30 ditë

16 March, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka propozuar një vendim drastik për të bllokuar hyrjen në vendet e Bashkimit Europian të të gjithë ekstrakomunitarëve, përfshirë edhe shqiptarët. “U propozoj krerëve të shteteve dhe qeverive të vendosin kufizime të përkohshme për udhëtimet” tha von der Leyen. “Këto kufizime duhet të qëndrojnë në fuqi, të paktën fillimisht, për një periudhë prej 30 ditësh, por ato mund të zgjaten nëse është e nevojshme” vijoi më tej Presidentja e KE-së.

Përjashtim bëjnë familjarët rezidentë, mjekët, diplomatët dhe studiuesit e angazhuar në betejën kundër koronavirusit. Tashmë pritet që të shikohet nëse kufizimet e propozuara nga Komisioni Evropian mund të miratohen në nivelin më të lartë politik në samitin e jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive, të planifikuar për të Martën 17 Mars me telekonferencë, dhe më pas të ratifikohen zyrtarisht ditën tjetër në Këshillin e Ministrave të Transporteve.

Von der Leyen gjithashtu u ka bërë thirrje Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare që dëshirojnë të mbyllin kufijtë e tyre të brendshëm të BE. Komisioni Evropian deklaron se “Shtetet anëtare duhet të mbrojnë lëvizjen e lirë të të gjitha mallrave, në veçanti, ata duhet të garantojnë zinxhirin e furnizimit të produkteve thelbësore, siç janë ilaçet, pajisjet mjekësore dhe ushqimin”. Për momentin, përveç Gjermanisë, Austria, Hungaria, Republika Çeke, Danimarka, Polonia, Lituania dhe (Zvicra jo në BE) kanë njoftuar Brukselin për kërkesën për mbylljen e kufijve të brendshëm me vendet e tjera të BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONSVIRUSI/ Rritet numri i personave të prekur në Greqi, shkon në 352. Nëntë janë në gjendje të rëndë
Previous article QARKULLIMI I MJETEVE GJATË SHTETRRETHIMIT/ Policia sqaron oraret: Kujdes! Ja kush do të lejohet të qarkullojë

k.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT