Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u ka kërkuar sot Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që të japin deri në 5% të furnizimeve të tyre aktuale të vaksinave COVID-19 për vendet në zhvillim në Afrikë.
Macron tha se shpërndarja e tanishme e pabarabartë e dozave shënoi një “përshpejtim të paparë të pabarazisë globale”. Sipas tij, kur ekziston një vaksinë për të zvogëluar shanset që një grua ose një burrë të mund të mbijetojë është e paparanueshme që mos t’i ofrohet kjo mundësi.
Gjithashtu, Macron tha se vendet e pasura, si Mbretëria e Bashkuar dhe Kanada, kanë urdhëruar doza të mjaftueshme për të vaksinuar popullatat e tyre më shumë se një herë, ndërsa shumë kombe afrikane dhe amerikano-latine nuk kanë stoqe të mjaftueshme për të shfajësuar të gjithë qytetarët e tyre qoftë edhe një herë.
Macron tha se ky çekuilibër mund të nxisë një “luftë ndikimi mbi vaksinat”, kur në të vërtet lufta duhet të jetë për shëndetin publik.


