• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ PD heq dorë nga tamponët, plan të ri me 5 pika
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ PD heq dorë nga tamponët, plan të ri me 5 pika

18 April, 2020 k.autor Politikë

Grupi i Ekspertëve anti-COVID në Partinë Demokratike shprehet se disa pacientë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 pas ekzaminimit me disa skanerë rastësorë, pasi nga testet për koronavirusin kishin dalë negativë.

Referuar faktit se të dhënat e skanerit janë më të besueshme dhe flasin për probleme serioze në zbulimin e të prekurve, në ndjekjen e këtyre, defekte këto madhore që kërkojnë zgjidhje, grupi i ekspertëve ka bërë pesë propozime për qeverinë.

Propozimet vijojnë si më poshtë:

Ne Qendren e Traumes u paraqiten dy paciente te traumatizuar. Ne egzaminimin e zakonshem me Scaner u konstatuan demtime egzistuese pulmonare, karakteristike prej Covid 19. Ne testimin virusologjik (tampon) te metejshem rezultojne negative, pra ka nje mosperputhje ne diagnoze. Po te analizojme dhe te dy rastet e meparshme te aksidentuara nga Durresi, gjejme po keshtu mosperputhje midis ekzaminimit Scaner dhe atij me tampon.

Ne kete situate, vete te dhenat e Scanerit, qe jane me te besueshme flasin per probleme serioze ne zbulimin e te prekurve, ne ndjekjen e ketyre, difekte keto madhore qe kerkojne zgjidhje:

—Se pari, ne keto raste duhet kerkim i dyfishte virusologjik (PCR) ne nje laborator tjeter me riperseritje te ekzaminimit pas 3-5 ditesh. Kjo norme tek ne nuk realizohet sepse gjithçka eshte monopol i nje laboratori, edhe pse jane mundesite e shfrytezimit te lavoratoreve te tjere per kete test.

—Se dyti, pamja karakteristike nga Scaneri i atij pulmoni mund te vazhdoje te qendroje gjate mbas ketyre demtimeve virusale, pra rezultati negativ i “tamponit” nuk hedh poshte diagnozen me Scaner, pra as gjurmimin e domosdoshem te kontakteve, gje qe nuk po behet.

—Se treti keta paciente, ashtu si dhe depistimi ne teresi, kane nevoje per analizat imunologjike IGG, IGM dhe IGA gje e mundshme ne nje numer te konsiderueshem laboratoresh, por qe me gjithe insistimin tone vazhdon te shpallet “e ndaluar”. Theksojme se “justifikimi” me certifikimin nga OBSH te tyre, qe po perdoret per ta bllokuar edhe kete ekzaminim vetem ne QSUT, eshte i pavertete. Vecse sot kur ka metoda te shumta te percaktimit te antitrupave qe nga imunokromatografia deri te ELISA; kujdes me perzgjedhjen!

—Se katerti, ky fenomen i zbulimit te demtimeve te mushketive prej Covid 19 nga ekzaminimet Scan per shkak te arsyeve te tjera, flet per moskorrespondimin e te dhenave zyrtare me numrin e te infektuareve ne realitet, si pasoje e nje niveli testimi me “tampon” shume nen nevojat e vendit dhe mungesen e plote te atij imunologjik, qe nuk mund te tejkalohen vetem me nga nje pike analizash. Duhen mobilizuar me rimbursim per qytetaret, te gjitha kapacitetet laboratorike ne qender e periferi per test, test, test.

—Se pesti, zbulimi i ketyre pacienteve me demtime te tilla ne mushkeri, pra ne stade te avancuara te semundjes, tregon nje mosfunksionim te hallkave, duke filluar nga mjeku i familjes, qe duhet te shnderrohet ne nje nga “motorret” kryesore, si dhe per domosdoshmerine e perfshirjes ne kete perballje per depistim e trajtim te te gjitha mundesive imazherike te vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGESË PAISJESH DHE STAFI/ Spitalet japoneze nuk pranojnë më shtrimin e të infektuarve me Covid-19
Previous article COVID-19/ Bushati: Të mirëkuptojmë kryeministrin. Kodi penal, shembull i bashkëpunimit...

k.autor

Postime të ngjashme

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT