Pas lajmit se kryeministri britanik, Boris Johnson, ishte testuar pozitiv ndaj koronavirusit, “The Guardian” raporton se edhe ministri i Shëndetësisë së vendit, Matt Hancock, gjithashtu është konfirmuar i prekur nga virusi i rrezikshëm.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri.
Hancock tha që kishte marrë këshilla mjekësore për të bërë një test pasi kishte shfaqur “simptoma të lehta”.
Por ai tha se “shpresoj që ta përfundojë periudhën e izolimit të enjten e ardhshme”.
Në një videomesazh, Hancock tha: “Për fatin tim të mirë simptomat deri më tani kanë qenë shumë të lehta, kështu që kam qenë në gjendje të vazhdoj me punën. Do të vazhdoj të bëj gjithçka mundem. Dhe do ta bëj këtë nga këtu“.



