• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Papa Françesku i lutet Zotit: Mëshirë për njerëzimin e sprovuar rëndë nga pandemia
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Papa Françesku i lutet Zotit: Mëshirë për njerëzimin e sprovuar rëndë nga pandemia

25 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në mesditë të krishterët e botës u bashkuan me Papën Françesku për t’u lutur për shpresë dhe unitet para kërcënimit global si pandemia e koronavirusit.

Papa Françesku ka kërkuar mëshirën e Zotit për ta shpëtuar botën nga pandemia e koronavirusit.

Të mërkurën, kreu i Kishës Katolike udhëhoqi lutjet për viktimat e Covid-19, duke u apeluar besimtarëve të çfarëdo tradite dhe bindjeje fetare.

“Në këtë moment i përgjërohemi Atit tonë për mëshirë për njerëzimin e sprovuar rëndë nga pandemia e koronavirusit. Të lutemi për të sëmurët dhe familjet e tyre, për punonjësit e shëndetësisë dhe ata që i ndihmojnë, për autoritetet, forcat e rendit e vullnetarët. Ne ia besojmë jetën tonë duarve të Zotit dhe me një zemër e një shpirt të vetëm i lutemi,” u shpreh i pari i Vatikanit nga pallati apostolik.

Mesazhi i tij u transmetua në mesditë, pa prezencën e besimtarëve apo të klerikëve të tjerë.

Që prej shpërthimit të pandemisë globale tashmë të përhapur në 195 vende të botës, Kisha Katolike ka evituar tubimet në Sheshin e Shën-Pjetrit.

Selia e Shenjtë ka njoftuar se aktivitetet e papës 83-vjeçar me rastin e Pashkëve, muajin e ardhshëm po ashtu do të mbahen pa besimtarë për arsye sigurie.

Meshat aty, në Itali dhe në shumë vende të botës janë pezulluar për të evituar mbledhjen e turmave, dhe me raste qëndrojnë hapur për lutjet individuale.

Në Vatikan janë konfirmuar deri tani të paktën 4 persona bartës të koronavirusit, ndërsa në Itali, mbi 50 priftërinj kanë ndërruar jetën nga infeksioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET MBLEDHJA E KËSHILLIT TË SIGURISË/ Çfarë u diskutua, nga masat e marra tek...
Previous article KORONAVIRUSI/ Shefi i parandalimit dhe sigurisë së trafikut: Do e kalojmë me sukses këtë situatë. Respektoni rregullat...

Delo.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT