• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Pacienti pioner nga Milano: Rasti i parë në Europë i transplantit të mushkrive të dëmtuara nga COVID-19
Home
Jetë

KORONAVIRUSI/ Pacienti pioner nga Milano: Rasti i parë në Europë i transplantit të mushkrive të dëmtuara nga COVID-19

28 May, 2020 s.autor Jetë

Një 18 vjecar nga Milano, i prekur në mënyrë shumë të rëndë nga koronavirus, pasi kaloi më shumë se dy muaj në terapi intensive, u shpëtua nga mjekët me me një transplant të dyanshëm mushkërish – rasti i parë në Europë që u krye në 18 maj në poliklinikën e Milamos. Virusi i kishte dëmtuar dy organet, duke i pamundësuar frymëmarrjen brenda pak ditësh.

Ankthi nisi në 2 mars me një temperaturë të lartë të papritur. Rasti i djalit, është shumë i rrallë meqënëse Covid-19 në pjesën dërrmuese të rasteve tek adoleshentët shkakton vetëm simptoma të lehta. Por 18 vjecari, i shëndetshëm, i gjatë, pa patologji, brenda katër ditësh e gjeti veten të shtruar në terapi intensive, dhe dy ditë më vonë u intubua.

Që nga fillimi familja e tij ishte informuar se vetëm një mrekulli bmund ta shpëtonte dhe kishte nisur një zinxhir solidariteti mes të njohurve për t’u lutur për jetën e tij.

Në 23 mars pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më shumë, mjekët e vendosën në komë farmakologjike. Mushkëritë ishin dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme. Në mes të muajit prill, shpresa e parë me mjekët që ranë dakord për një transplant. Mjekët ishi- 19 nisi. Ata tashmë shprehën se ishte njësoj si të hidheshe në një hapësirë boshe.

Pas vlerësimit fillestar pozitiv, 18 vjecari u bë pjesë e listës së pritjes në 30 prill – ndër rastet urgjente. Pak ditë më vonë erdhi sinjalizimi për një donator të gatshëm por nuk kishte përputhje mes të dyve.

Ndërkohë djali vijonte të përkeqësohej dhe çdo gjë ditë po e çonte drejt vdekjes së sigurtë. Por më pak se dy javë më parë ndodhi ajo që të gjithë shpresonin: një tjetër donator, një person që kishte humbur jetën në një qytet tjetër dhe që ishte negativ ndaj koronavirusit.

Ndërhyrja vështirësohej dhe më shumë nga situata e pandemisë dhe faktit se në spital kishte shumë të infektuar me Covid: Cdo gjë duhej të ishte sterile. Ekipi i kirurgëve dhe anestezistëve u koordinuan me turne në mënyrë që të ishin në kulm të performancës së tyre.

Por ndërhyrja ishte komplekse dhe për shkak të dëmeve të shkaktuara nga koronavirusi tek mushkëritë e 18 vjeçarit. Por ndërhyrja u mbyll në mënyrë të përsosur duke marrë parasysh se pacienti prej dy muajsh merrte frymë vetëm nëpërmjet aparaturave.

Sot ai është zgjuar, bashkëpunues, ndjek fizioterapinë dhe shkëputet gradualisht nga frymëmarrja artificiale. E pret një rehabilitim i gjatë, jo më shumë prej koronavirusit, nga i cili është shëruar por për 58 ditët që ka kaluar në shtrat, në tuba dhe i ndihmuar nga makineritë. Po në këtë periudhë u krye një ndërhyrje analoge në Vjenë, por ishte një rrugë e pashkelur më parë, me përjashtim të pak rasteve në Kinë.

Mjekët italianë u këshilluan me mjekun kinez Jing-Yu Chen për aspektet teknike, nga momenti që për arsye të qarta ishte përballur me këtë problem më parë. 18 vjecari nga Milano është një pacient pioner nga shumë këndvështrime./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ "UJQËRVE TË DËBORËS"/ Një mundesë e sigurt për kampionët e Partizanit
Previous article PO SHKËLQEN NË SERIE A/ Tifozët vlerësojnë Kumbullën. Mbrojtësi vendoset përkrahë më të mirëve të historisë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT