Në një kohë që në një pjesë të madhe vendeve të pasura ka filluar vaksinimi OBSH paralajmëron për ‘nacionalizmin e vaksinave’. Programet e vaksinimit COVID janë duke u zhvilluar në të gjithë Evropën dhe pjesën tjetër të botës, por ndryshimet tashmë po shfaqen për sa i përket shpejtësisë dhe disponueshmërisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar kundër një gare vaksinimi, duke thënë se janë të favorizuar dukshëm kombet e pasura.
“Aktualisht, 42 vende po përgatisin vaksina të sigurta dhe efektive kundër COVID-19. Tridhjetë e gjashtë nga këto janë vende me të ardhura të larta dhe gjashtë janë me të ardhura të mesme, kështu që ekziston një problem i qartë se vendet me të ardhura të ulëta dhe më të ulta nuk po marrin ende vaksinën … nacionalizmi i vaksinave na dëmton të gjithëve dhe duhet tejkaluar “.
Aleanca e Vaksinave vlerëson se aktualisht vendet në zhvillim do të jenë në gjendje të vaksinojnë vetëm një në 10 persona.


