• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ OBSH: Masat e marra nga qeveria shqiptare dhe strategjia e ndjekur, përcaktues në uljen e kurbës ndaj COVID-19
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ OBSH: Masat e marra nga qeveria shqiptare dhe strategjia e ndjekur, përcaktues në uljen e kurbës ndaj COVID-19

12 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzalez Montero ka komentuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare situatën aktuale të krijuar prej COVID-19.

Në një intervistë për ATSH-në, kreu i OBSH-së ka vlerësuar veprimet e ndërmarra me kohë nga qeveria shqiptare, veçanërisht ne zbatimin e rreptë të distancimit fizik dhe bindjen e jashtëzakonshme nga populli shqiptar, të cilat sipas tij, kanë kontribuar që Shqipëria të ketë një situatë të kontrolluar të epidemisë.

“Reagimi i qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 mund të vlerësohet më mirë nga rezultatet në kontrollin e epidemisë. Ky numër i ulët na lejon të mendojmë se masat e kontrollit po japin efektin e dëshiruar. Veprimet e ndërmarra me kohë nga qeveria e Shqipërisë, veçanërisht zbatimi i rreptë i distancimit fizik dhe bindja e jashtëzakonshme nga populli shqiptar kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në këtë kontroll. Politika e testimit të rasteve të dyshuara, sipas rekomandimeve të OBSH-së, identifikimi i rasteve pozitive, ndjekja e kontakteve dhe kujdesi ose izolimi kur ka qenë e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së, ka qenë përcaktues për të “ulur kurbën” në Shqipëri’.

I pyetur lidhur me testimet që po kryhen nga ana Instituti i Shëndetit Publik per rastet e dyshuara, kreu i OBSH-së tha se “secili vend duhet të hartojë një strategji testimi efektive dhe të mundshme në përshtatje me karakteristikat e epidemisë në atë vend. Në kontekstin e vendeve që ndeshen me raste të ndryshme, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) rekomandon që të gjitha rastet e dyshuara të testohen për COVID-19 sipas përcaktimeve të OBSH-së, ashtu siç po bëhet në Shqipëri. OBSH aktualisht rekomandon diagnozën COVID-19 me anë të testeve molekulare ose siç njihen ndryshe testet PCR. Kjo është përgjithësisht strategjia aktuale e testimit në Shqipëri. Kjo strategji po jep rezultate të mira, duke lejuar zbulimin e rasteve dhe gjurmimin e kontakteve. Është absolutisht e nevojshme të përdoret stoku i disponueshëm i testeve në një mënyrë që parandalon çdo përdorim të tepërt që mund të rezultojë në shterje të stoqeve”.

Kreu i OBSH argumentoi se laboratori ku po kryhen testimet e rasteve të dyshuara për COVID-19 është i certifikuar dhe me cilësi të lartë. “Laboratori Institutit të Shëndetit Publik është i certifikuar nga OBSH për kryerjen e testimit COVID-19. Stafi, objektet dhe procedurat sigurojnë cilësinë e lartë të testeve të kryera”-u shpreh ai për ATSH-në.

Për testet e imunitetit, Gonzales u shpreh ndër të tjera se “testet e shpejta, veçanërisht testet serologjike nuk rekomandohen aktualisht nga OBSH për diagnostikim, pasi ato akoma nuk janë të vërtetuara. Laboratorët e referimit të OBSH-së për COVID-19 aktualisht janë duke kryer studime të vlefshmërisë së analizave tregtare në bashkëpunim me Qendrën Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Sidoqoftë, disa vende tashmë i përdorin këto teste dhe inkurajohen të mbledhin të dhëna dhe të shkëmbejnë përvojat. Testet serologjike mund të duken më të mira për strategjitë masive të testimit dhe këto mund të kenë një rol kryesor në vendosjen e heqjes se bllokimeve, për shembull për të testuar ata punëtorë që kthehen në aktivitetin e tyre. Këto teste gjithashtu mund të jenë shumë të dobishme për të pasur një njohuri më të thellë për shtrirjen e epidemisë në një vend të caktuar”. /ata.gov.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Helidon Haliti: Piktorët po bëjnë vepra të mëdha, s’i shpëtojnë ndikimit të situatës (VIDEO)
Previous article GJESTI I VEÇANTË I GRUAS NGA MIRDITA/ Del e shpërndan vezë Pashke për policët dhe gazetarët në rrugët e Tiranës

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRUAN RRITJE DRASTIKE TË ÇMIMIT/ Ministria e Financave: Transporti urban nuk ka detyrim për pagesat me kartë Aktualitet

PARALAJMËRUAN RRITJE DRASTIKE TË ÇMIMIT/ Ministria e Financave: Transporti urban nuk ka detyrim për pagesat me kartë

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët

E ZURI GJUMI NË TIMON DHE U PËRPLAS ME KAMION/ DETAJE nga aksidenti FATAL në Lezhë Aktualitet

E ZURI GJUMI NË TIMON DHE U PËRPLAS ME KAMION/ DETAJE nga aksidenti FATAL në Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT