Numri i të infektuarve me koronavirus në Itali vijojnë të jenë të larta.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 13,331 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 488 persona si pasojë e Covid-19.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16, 062 pacientë duke e çuar në 1,871,189 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Itali është 2,455,185 persona. Ndërsa kanë humbur jetën nga koronavirusi gjithsej 85,162 persona.
Bilanci:
Aktualisht pozitive: 498.834
Vdekjet: 85,162 (+488)
Shëruar: 1,871,189 (+16,062)
Të shtruar në spital: 23,789 (-292)
prej të cilave në Kujdesin Intensiv: 2,386 (-4)
Rastet totale: 2,455,185 (+13,331, + 0,55%)


