Një tjetër humbje është regjistruar sot në Kosovë nga koronavirusi, duke e çuar në 8 numrin e viktimave në këto 24 orët e fundit.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili pohoi se viktima ishte nga fshati Shtupel. Përmes një postimi në Facebook, Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19. Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë̈ atyre që e kanë njohur”, shkruan Elezaj.


