• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Në Singapor gjurmohen brenda 24 orëve të gjitha kontaktet e të inektuarve me Covid-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Në Singapor gjurmohen brenda 24 orëve të gjitha kontaktet e të inektuarve me Covid-19

14 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet në mbarë botën janë në luftë me kohën për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Një prej metodave më efikase është vërejtur në Singapor ku brenda 24 orëve gjurmohen të gjitha kontaktet e të infektuarve.

Që kur koronavirusi shpërtheu në Singapor në fund të janarit, Conceicao Edwin Philip është vazhdimisht në gatishmëri për të shkuar në spital sa herë të që duhet ndihma e tij. Ai nuk është as mjek dhe as infermier, por përdorimi i telefonit për të intervistuar të izoluarit e infektuar në spital, duhet si mënyra më e mirë e Singaporit për të gjurmuar të infektuarit e mundshëm. Deri tani ky shtet i Azisë Juglindore regjistron të paktën 187 të infektuar.

Philip është një prej anëtarëve të skuadrës që gjurmon kontaktet e të infektuarve, i cili hyn në veprim sapo konfirmohet një rast i ri.

“Pra të gjitha pyetjet që ne bëjnë kanë një rregull të caktuar…kështu fillojmë duke përdorur kohën e vakteve, për shembull mëngjesi, çfarë bëre, me kë u takove dhe kjo na ndihmon më mirë të kuptojnë pasi zakonisht gjatë konsumit të vakteve që njerëzit mblidhen bashkë, sidomos në Singapor, një vend që e dashuron ushqimin,” thotë Philip, një i punësuar i Spitalit të Përgjithshëm të Singaporit.

Philip dhe e gjithë skuadra prej rreth 10 apo 15 vetash ka në dispozicion gati dy orë për të grumbulluar të gjithë informacionin e nevojshëm për vendndodhjen e mundshme të pacientëve, historinë e tyre të udhëtimit dhe kontaktet gjatë 14 ditëve përpara se të shtroheshin në spital.

Pasi ia kalon të dhënat Ministrisë së Shëndetësisë, flet më pas me individët që kanë pasur kontakte me të infektuarit, dhe ndonjëherë përdor agjentët e policisë apo kamerat e sigurisë publike për të gjurmuar ata që mund të jenë në rrezik.

“Mendoj se duhet të tregohemi shumë, shumë të duruar me pacientët, të mos i nervozojmë. Sepse ata janë si të gjithë ne, ql nuk mund ët kujtojmë shumë prej gjërave që bëjmë gjatë ditës. Kujtesa jonë është e kufizuar,” thotë Philip.

Autoritetet në Singapor kanë në dispozicion 24 orë pas konfirmimit të rasteve të infektimit për të mbledhur informacioni e plotë në lidhje me lëvizjet e mundshme të pacientëve dhe më pas i ndihmon kontaktet që të izolohen. Deri tani autoritetet kanë vendosur në karantinë mbi 4500 vetë.

Metoda e Singaporit ka fituar vlerësim ndërkombëtar, pasi fillimisht pati numrin më të lartë të të infektuarve jashtë Kinës, por më pas gjendja u përkeqësua në vendet e tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME/ Mos e neglizhoni gjumin, pamja juaj s'do të jetë në formë të mirë
Previous article KORONAVIRUSI/ Shefja e Reanimacionit në Senatorium: Qëndroni në shtëpi, kjo furtunë do të kalojë falë unitetit tonë (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT